Ndërtesa e ‘Apple’ në Kaliforni më e shtrenja në Botë

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndërtesa e kompanisë amerikane të teknologjisë Apple që ndodhet në Cupertino të Kalifornisë sipas një vlerësimi konsiderohet një nga komplekset më të shtrenja në botë me vlerë prej 4.17 miliard dollarë amerikanë.

Sipas ekspertëve prona e pazakontë prej 2.8 milionë metra katrorë ishte një sfidë e vërtetë për tu vlerësuar, por në fund të fundit ato janë zyra pune thonë ekspertët të cilët arritën të vendosin një çmim. Në fakt ndërtimi i zyrave të Apple ka kushtuar 5 miliard dollarë, shumë më tepër se ndërtesa më e lartë në botë Burj Kalifa në Dubai për të cilën janë shpenzuar 1.5 miliard dollarë. Zakonisht, vlera e tregut të një ndërtese është e ngjashme me koston e ndërtimit të saj plus tokën që zë, tha vlerësuesi i qarkut Santa Clara Larry Stone.

Kompania Apple është e detyruar të paguajë rreth 1% të tatimit në pronë, sipas ligjit të Kalifornisë. Bazuar në vlerësimin nga qarku i Santa Clara, Apple do të paguajë mbi $ 40 milion në taksat e pronës çdo vit në Kaliforni. Apple konsiderohet tatimpaguesi më i madh i pronës në qarkun e Kalifornisë dhe sigurisht, ata janë një punëdhënës i madh – kështu që është një përfitim tjetër për qarkun” shprehen autoritetet në këtë shtet.

 

Zjarr Tv Ad