Ndërtesa në Qytetin Studenti, e dëmtuar nga tërmeti dhe e harruar nga qeveria

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një prej zonave më të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit është edhe Qyteti Studenti në Tiranë. Shumë prej konvikteve janë të pabanueshme, ndërsa Drejtoria ka ndaluar hyrjen e studentëve në to. Një prej tyre është edhe godina 15, e famshme që prej lëvizjes së Dhjetorit ’90, e cila është totalisht e pabanueshme. Denoncimin e bën Jamarbër Malltezi, i cili teksa citon banorët, shprehet se askush nuk u ka shkuar në ndihmë.

“Ndërtesa 15 në Qytetin Studenti që ka bërë historinë, sot e dëmtuar keq nga tërmeti dhe e lënë në mëshirë të fatit nga qeveria. Asnjë nuk ka ardhur thonë banorët. Gjynah”, shkruan Malltezi në postimin e tij.

Zjarr Tv Ad