Ndërtimi i 500 shtëpive, Meta pret në takim ministrin turk

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, priti sot në një takim Ministrin e Mjedisit dhe Urbanizimit të Turqisë, Murat Kurum.  Presidenti Meta i shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmën e menjëhershme që qeveria turke i ofroi Shqipërisë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.  Kreu i Shtetit e falënderoi gjithashtu edhe për angazhimin e Turqisë dhe Presidentit Recep Tayyip Erdogan për ndërtimin e 500 apartamenteve të banimit për të prekurit nga tërmeti në zonën e Kurbinit.

Presidenti Meta theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Turqinë, me qëllim forcimin e kapaciteteve të Emergjencave Civile në vendin tonë.

 

Zjarr Tv Ad