Kur filloi projekti qendror i autostradës E-65 në Greqi, kishte shumë pak shpresë te trafiku (vetëm 4 832 automjete në ditë, trafik i pamjaftueshëm për të justifikuar ndërtimin e një autostrade sipas kritereve të shëndosha të menaxhimit financiar).
Në vitin 2013, vlerësimi i trafikut u reduktua edhe më tej në 1 792 automjete në ditë, pra më shumë se 63% nën vlerësimin fillestar. Përkundër kësaj, specifikimet e autostradës u vendosën pa marrë në konsideratë nëse kishte një mundësi me më pak kosto për ndërtimin e saj.
Kliko per me shume info
Për më tepër, fushëveprimi i projektit është reduktuar ndjeshëm. Vetëm pjesa e mesme (79 km) e autostradës së planifikuar është aktualisht në ndërtim e sipër, por në Veri dhe Jug nuk lidhet me rrugët e tjera ekzistuese. Pa këto lidhje, nivelet e ardhshme të trafikut ka të ngjarë të jenë shumë më të ulëta. Projektet e audituara në Greqi treguan se pjesa e rrezikut për partnerin privat është tepër e lartë, si për shembull me autostradën Olympia, ku partneri publik transferoi rrezikun totalisht tek partneri privat, sidomos për çështjet e trafikut. Kjo praktikë mund të çojë në faliment partnerin privat dhe me këtë rast, të krijojë kosto shtesë. Një shpërndarje e ngjashme e rrezikut ishte parashikuar edhe për projektin NBS në Irlandë, ku trafiku rezultoi më i ulët se ai i planifikuar fillimisht.
Autostradat e ndërtuara në Europë patën rënie të madhe të trafikut pasi nisi pagesa. Projekti në Meurthe-et-Moselle (Francë) kishte të ardhura pothuajse 50% nën pritshmëritë dhe në Irlandë gjithashtu në projektin NBS, trafiku ishte 69% më pak se parashikimi, sipas një analize që bëri Gjykata Europiane e Llogarive për autostradat e ndërtuara me koncesion PPP në Europë.
Meqenëse PPP-të kanë pasoja afatgjata për gjeneratat e ardhshme, përzgjedhja e tyre kërkon analiza dhe argumente të forta, shprehen auditorët e BE-së. Për të shmangur kostot për brezat, praktikat e mira të menaxhimit zakonisht marrin në konsideratë kryerjen e analizave krahasuese midis opsioneve të ndryshme të prokurimit (p.sh. tradicionale vs. PPP). Nëse opsioni i PPP zgjidhet pa ndonjë analizë krahasuese për të siguruar rregulla të barabarta loje ndërmjet metodave të ndryshme të prokurimit, interesi publik është i pambrojtur.
Analizat krahasuese janë të vlefshme, sidomos për projektet PPP të infrastrukturës. Pasi partnerët privatë zakonisht bartin shpenzime më të larta financiare, teksa tentojnë të minimizojnë kostot e mirëmbajtjes afatgjatë, duke përmirësuar cilësinë e ndërtimit, duke rritur kostot e ndërtimit. Auditorët e BE-së e cilësojnë të rëndësishme që sektori publik të vlerësojë shkallën në të cilën mund të arrihen kursimet afatgjata dhe nëse një PPP janë opsioni i duhur për një infrastrukturë të caktuar. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për autostradat.
Paaftësia për të ndarë rreziqet
Aftësia për të identifikuar dhe për të alokuar rreziqet e projektit në mënyrë korrekte është një faktor kyç për suksesin e një PPP. Dështimi për ta bërë këtë mund të ketë implikime financiare për partnerin publik dhe pengon arritjen e objektivave të projektit. Marrëveshjet e shpërndarjes së rrezikut mund të sjellin më pak stimuj për partnerin privat ose kostot më të larta të projektit dhe shpërblime më të ulëta për partnerin publik.
Në rastin e projektit të autostradës A-1 në Spanjë, si rreziku i kërkesës ashtu edhe rreziku i disponueshmërisë u zhvendosën te partneri privat, fondet ndaj investitorit do të paguheshin nga qeveria, duke përfshirë bonuse dhe gjoba për cilësinë e mirëmbajtjes.
Ndërsa nivelet e trafikut ishin dukshëm më poshtë pritjeve, cilësia e mirëmbajtjes krijoi shpërblime që kompensonin të gjitha humbjet që partneri pati nga rënia e trafikut. Edhe në këtë rast, edhe pse të gjitha rreziqet janë përballuar nga partneri privat, në praktikë nuk ka pësuar pothuajse asnjë dizavantazh financiar, ndërkohë që qeveria ka qenë e detyruar të paguajë shumë.
Auditorët pohojnë se për të qenë të suksesshme, PPP-të kërkojnë korniza, si dhe procese ligjore dhe institucionale të fuqishme dhe gjithëpërfshirëse. Për më tepër, PPP e suksesshme e PPP varen në një masë të madhe nga kapaciteti administrativ i autoriteteve përgjegjëse.