Ndërtimi i HEC-eve, Balluku ngrin të gjitha kontratat jooperative

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ngrinë të gjitha kontratat jooperative  të ndërtimeve të HEC. Gjithashtu ka nisur dhe procesi i skanimit të dokumentacionit licencues.

Balluku u shpreh se skanimi do bëhet në tre kritere; përputhshmëria ligjore, përmbushja e kushteve kontratuale dhe ndikimi mjedisor.

Lidhur me kohën e procesit të skanimit, Balluku tha se kjo do të varet nga problematika. E pyetur për rrezikun e përfundimit të çështjeve në Arbitrazh, u përgjigj se, “s’do bëjmë asnjë veprim arbitrar”.

“Procesi do ndiqen nga një grup pune të ndjekur nga zv/ministri Poanri”, tha ministrja.

“Vetëm 96 kontrata për HEC-e të dhëna në vend janë operative. Jam këtu për të njoftuar nisjen e një proces skanimi për dokumentacionin e çdo subjekti të licensuar”,- tha ministrja e re.

Ministrja sqaroi se procesi do të bazohet në dy kritere, nëse kompanitë e licensuara i kanë përmbushur kushtet teknike dhe afatet kohore si dhe kriteri i përputhshmërisë me kërkesat mjedisore.

Balluku dha se gjatë kësaj kohe deri sa të kalojnë në skaner të gjitha kontratat do të pezullohen ato që janë jooperative.”

Zjarr Tv Ad