Ndërtimi i spitalit të Fierit/ Ja çfarë kërkoi Rama për pronarët e shpronësuar…

0
384
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Punimet për ndërtimin e spitalit të ri të Fierit, tashmë kanë filluar. Kryeministri Edi Rama, këtë të premte i shoqëruar nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, kanë inspektuar punimet për ndërtimin e spitalit të ri të Fierit.

Gjatë vizitës së tij, Kryeministri, u ka bërë një kërkesë përfaqësuesve të kompanisë turke. Kreu i qeverisë, ka kërkuar që; familjet që janë shpronësuar nga toka ku do të ndërtohen ambientet e reja të spitalit, të nisin punën në kantier bazuar në aftësitë që ata kanë.

“Unë kam një kërkesë që atyre familjeve që janë shpronësuar me mirëkuptim, duhet t’i takosh dhe që nga ai zotëria që unë fola atë ditë t’i ofroni mundësinë që të punojnë këtu, në çfarëdo lloj pozicioni që ata mund të punojnë, duke pasur parasysh aftësitë dhe nevojën e tyre për të qenë të punësuar këtu. Që nga roje kantieri, teknikë, punëtorë se nuk e di çfarë aftësish kanë”, ka thënë Rama.

Ministrja Belinda Balluku, është shprehur se; ka përfunduar faza e shpronësimit të 12 familjeve në truallin e të cilëve do të ngrihet spitali. Gjithashtu, ajo shtoi se; përveç punonjësve nga Turqia, do të ketë edhe punonjës vendas, si dhe nga zonat përreth. Sipas saj, deri të hënën, në kantierin e spitalit të ri të Fierit do të përfshihen 200 punonjës dhe 20 inxhinierë. Por deri në përfundim të procesit, pritet që të punësohen gjithsej 1200 punonjës. Ndër të tjera, Balluku tha se; punimet janë brenda afateve edhe për shkak të bashkëpunimit me të gjitha institucionet.

Zjarr Tv Ad