Ndërtimi i thertores në Laknas të Kamzës, banorët në revoltë: Leja ka skaduar, po shkelet ligji. Përfaqësuesi i firmës: Kemi dhe 36 muaj kohë

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banorët e Laknasit në zonën Kamëz kanë dalë ditën e  sotme në protestë, pasi janë kundër shpyllëzimit në këtë zonë.

Shkak është bërë ndërtimi i një thertoreje në zonën e pyllit pranë fshatit. Sipas banorëve, kjo është bërë në shkelje me ligjin. Kompania e prodhimit të mishit ‘’Daci.al’’ ka marrë lejen për të ndërtuar thertoren pranë banesave të banorëve.

Banorët të cilët kanë dalë në protestë shprehen se çështjen do ta çojnë në SPAK dhe nuk do të lejojnë fillimin e punimeve.

“Në SPAK do ta çojmë këtë çështje, nuk ka ndalim. As me ligj, as me forcë nuk do ndalojmë. Po më mbyt fëmijën, po më vret. Ky është pyll dhe ai thotë është zallishte. Si mundesh ti të ndërtosh mbi lumin?

Në asnjë vend të botës nuk e prek njeri lumin, por këtu në Shqipëri ndodhin gjëra të çuditshme dhe pa pikë e  turpit vjen dhe zgërdhihet. Në SPAK mendoj se do gjejmë zgjidhje,” thotë një banore.

Zjarr Tv Ad