Ndërtimi i ujësjellësit mbi kanion, banorët padisin në SPAK kreun e Bashkisë Kuçovë, shefin e komisariatit e çojnë në SHÇBA

0
256
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banorët e fshatit Lumas të bashkisë së Kuçovës kanë paditur në SPAK kreun e kësaj bashkie, Kreshnik Hajdari pas konflikteve që kanë lindur lidhur me ndërtimin e ujësjellësit që po ndërtohet mbi kanion.

Janë 123 banorë që kanë firmosur një padi civile duke kërkuar nga Gjykata që deklarojë pavlefshmërinë absolute të vendimin për lejimin e ndërtimeve të ujësjellësit, në kanionin e Lumit Sinec në Kuçovë, raporton Ora news.

Gjithashtu banorët e fshatit Lumas kanë paraqitur në SPAK dhe një kallëzim penal për “Shpërdorim detyre”, kundër kryetarit të bashkisë së Kuçovës Kreshnik Hajdari. Njëherësh kallëzim penal në prokurori dhe SHÇBA, banorët i kanë bërë dhe shefit të Komisariatit Kuçovë, Geron Seitllari, duke e akuzuar këtë të fundit për Shpërdorim detyre dhe “Ushtrim Dhune”, ndaj banorëve që protestonin kundër ndërtimit të punimeve në kanionin e lumit Sinec.

Sipas banorëve të zonës, kryetari i Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari, ka miratuar leje ndërtimi të një ujësjellësi në Kanionin e Lumit Sinec, që sipas tyre është zonë e mbrojtur dhe shpallur monument Natyre me vendimin e Këshillit të Ministrave të vitit 2002.

Pritet që në fillim të javës, të zhvillohet përballje e parë ligjore mes 123 banorëve dhe bashkisë së Kuçovës.

Zjarr Tv Ad