Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kanë prezantuar sot në Ohër projektin e urës që do të lidhë Velipojën me Ulqinin.
Rama u kthye pas në kohë, duke kujtuar gjyshen e tij, duke thënë se ka jetuar në Shkodër dhe ka përdorur anijet e vogla, të cilat kanë lundruar në lumin Buna.
“Le të arrijmë atë fazën e 70 viteve më parë, kur gjyshja ime jetonte ne Shkodër i përdorte këto anijen dhe ishte nostalgjike për atë kohë.
Po të shohësh fotot e marubit sheh vende kaq të bukura me frak atë vogla, të cilat lundroni.
Së paku le të arrijmë aty dhe pastaj për anijet mëmtë mëdha, edhe ato do të vijnë me kohën, sigurisht. Jemi këtu për të ndërtuar urën dhe le të mndërtojmë urën. Njerëzit në Malin e Zi e dinë që partia juaj e ka kuptimin Ura”, u shpreh Rama.