Ndeshjet e Conference League, ja rezultatet e skuadrave shqiptare

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Skuadra e Partizanit e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën europiane duke marrë një fitore mjaftë të rëndësishme në Gjeorgji përballë Saburtalos vendase. Të kuqtë e drejtuar nga trajneri Dritan Mehmeti arritën një fitore minimale me golin e Carës në fillimin e pjesës së dytë. Ishte një top i Skukës në të djathtë që gjeti Carën në zonë të harruar nga mbrojtja kundërshtare me këtë të fundit që nuk e pati të vështirë të shenonte i vetëm përballë portjerit. Mbyllet kështu 1-0 takimi i parë dhe në ndeshjen e kthimit Partizanit do ti mjaftonte edhe një barazim për të kaluar në turin e dytë.

Nuk shkon më tej se një barazim pa gola skuadra e Lacit e cila lunate në “Elbasan Arena” takimin e parë përballë Iskras. Kurbinasit zhvilluan një ndeshje të mirë duke e dominuar kundërshtarin por duke mos arritur të gjejnë rrugën e rrjetës. Ndërkohë në pjesën e parë në minutën e 32 futbollistët e Lacit pretenduan edhe për një 11-metërsh për një prekje të topit me dorë, megjithatë gjyqtari i ndeshjes nuk e vlerësoi të tillë këtë rast. Mbyllet 0-0 ndeshja e parë me skuadrën e Duros do të tentoj kualifikimin në ndëshjen e kthimit.

Skuadrat e tjera shqiptare morën këto rezultate: Shkëndija e Tetovës mundi armenët e Ararat Yerevan me rezultatin 2-0 me golat e Shalës në minutën e 21 dhe Nafiut në të 45-tën, duke hipotekuar kualifikimin. Fitore mori edhe Gjilani i cili mundi në shtëpi minimalisht FK Liepaja, goli i vetëm i sfidës u shënua në minutën e 37 nga Dabiqaj. Edhe skuadra e Decic mori një rezultat pozitiv në transfertën bjelloruse përballë Dinamos së Minskut duke barazuar 1-1. Decic kaloi e para në avantazh në minutën e 26 me anë të Denkovic por shtatë minuta më vonë Kislyak barazoi shifrat që ngelen të pa ndryshuara deri në fundin e takimit. Ndërkohë skuadra e Llapit mund ta konsiderojë të mbyllur aventurën europiane pas humbjes 2-0 në transfertë përballë Buducnost. Vendasit kaluan në avantazh fillimisht në minutën e 23 me Mijovic dhe dalja me karton të kuq e futbollistit të Llapit Bianor në minutën e 30 i thjeshtoi edhe më tepër gjerat për Buducnostin që shënoi edhe të dytin me Ignjatovic në të 33-tën minutë.

Zjarr Tv Ad