NDESHJET/ Europiani i vërtetë nis tani, në 1/8 spikat Itali-Spanjë

0
597
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Itali-Spanjë, Kroaci-Portugali dhe Francë-Irlandë janë dy ndeshjet që, për arsye të ndryshme, spikasin më tepër në 1/8 e kampionatit evropian, pas përfundimit të ndeshjeve të sotme.

E para është një klasike e futbollit evropian, për më tepër përsëritje e finales së kampionatit të kaluar, kur Spanja fitoi trofeu pas suksesit 4-0. Sërish iberikët janë favoritë, por pa pasur kurrë diçka të garantuar.

Kroacia ka vënë kandidaturën serioze pas fitores kundër Spanjës, ndërkohë që Portugalia ka përherë Ronaldon.

Franca me Irlandën sjellin në mendje atë kualifikim dramatik për Botërorin 2010, kur blutë kaluan falë golit të shënuar pas një pasimi me dorë nga Thierry Henry.

Uellsi do të ketë një tjetër derbi të Mbretërisë së Bashkuar, këtë herë me Irlandën e Veriut.

Gjermania luan me Sllovakinë, me të cilën humbi në miqësore pak ditë para nisjes së kampionatit.

ndeshjet

D.I.

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Ad