Ndëshkimi që vjen nga Shkodra

0
252
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Flamur Kuçi

Në parantezë duhet të pranoj që, megjithë kritikën time tëvazhdueshme mbi sjelljen e PD (apo fraksioneve të veta) në 10 vitet e fundit, nuk kam arritur ta lexoj më herët rezultatin që po materializohet në Shkodër në këto zgjedhje vendore. Kjo edhepër shkak të qëndrimit të vrazhdë të qeverisë qendrore ndaj këtijqyteti.

Por duhet thënë që për Shkodrën ka patur (ndoshta jo më), njëkeqkuptim dhe një keq-intepretim të preferencës së saj nëzgjedhje. Shkodra është profilizuar shpesh herë (edhe me keqdashje nga të dyja palët) si fanatike e Partisë Demokratike. Ky profilizim madje u ka shërbyer palëve. I ka shërbyer PartisëDemokratike për demostrim force, ashtu sikundër i ka shërbyerPartisë Socialiste për të ‘justifikuar’ qëndrimin e vet të vrazhdëndaj këtij qyteti.

Në fakt në momente të rëndësishme Shkodra ka ditur të reagojëndaj arrogancës. Ka reaguar që në vjeshtën e vitit 1996 ndajarrogancës së vetë PD atëherë kur nuk e mendonte kushreagimin, ashtu siç ka reaguar për vite me radhë dhe me kosto tërëndë rezistencën ndaj arrogancës së pushtetit të PS.

Shkodra ka toleruar edhe keqpërdorjen e saj, edhe keqkuptimetndaj saj, edhe këto me kosto të mëdha pasi janë përkthyer nëmosvlerësim dhe abandonim të këtij qyteti nga qeveria.

Keq-leximi i Shkodrës ka vazhduar me të njëjtën kokëfortësiedhe në zgjedhjet e 6 Marsit nga ana e Rithemelimit, e cili e përdori luajalitetin (dhe jo fanatizmin) e Shkodrës thjesht dhevetëm për ‘markimin’ e territorit brenda PD.

Humbja e thelle e Rithemelimit ka vetëm një shpjegim; PROTESTË. Po, protestë ndaj kepqrdorjës së luajalitetit edhepër interesat më banale brenda PD.

Në fakt Shkodra na dha të gjithëve një leksion. Ajo i ka dhënënjë shuplakë të rëndë PD-së e cila e ka marrë si të mirëqënëfitoren në Shkodër dhe votën e shkodranëve si detyrim. Njëkohësisht ajo i ka dhënë një shuplakë edhe paragjykimit tëvazhdueshëm qeveritar ndaj saj. Ja pra që Shkodra nuk ështëfanatike, megjithë paragjykimin e qeverisë, e cila e ka përdorurkëtë kartë më shumë si justifikim për qëndrimin e saj ndajShkodrës.

Rithemelimi bashkë me PD zyrtare ka humbur pothuaj në tëgjithë Shqipërinë, por në Shkodër ka marrë ndëshkimin më tëqartë dhe më të drejtë.

Do ishte fatkeqësi nëse PD (të dyja palët) do vazhdojë keq-leximin e rezultatit duke kërkuar justifikimet tek tradhëtia, përçarja, shit-blerja apo teknologjia. Përkundrazi ajo duhet tëkërkojë shkaqet reale të humbjes. Ato lidhen me faktin që ajoasnjëherë nuk reflektoi mbi fajet e veta duke e parë gjithmonëproblemin jashtë vetes, me keqpërdorimin që i ka bërëelektoratit të vet, me përdorimin e elektoratit si mburojë për vetedhe jo si potencial për të përfaqësuar denjësisht shqiptarët. Psejo, ato lidhen edhe me aleancën jo të natyrshme dhe imorale me LSI e PL. Nuk është për t’u çuditur që ‘Bashkë Fitojmë’ rezultoinë ‘bashkë me LSI/PL veç humbim’.

Për ata gjasmë qëndrestarë që do gjejnë rastin e radhës për tëshfryrë ndaj popullit me devizën ‘le ta gëzojnë delet Rilindjen’ duhet thënë që ata në fakt kanë rastin më të mirë që të kuptojnëqë nuk po çmohet e vlerësohet Rilindja, por po ndëshkohetvrasja e shpresës nga opozita. Dhe ky ndëshkim po vjen mëqartë dhe më fort nga Shkodra e cila sa të gjërë i ka krahët për tëtë mbrojtur aq të rëndë e paska dorën për të të ndëshkuar….

Zjarr Tv Ad