Policia ka arrestuar 3 persona në Mallakastër, Orikum dhe Tiranë, pasi ndezën zjarre për të hapur kullotat.
Në Mallakastër është vënë në pranga Gj. Sh., 36 vjeç, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në pronën e tij në fshatin Hekal, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke (kullotë).
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mallakastër, në vijim të punës për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, proceduan penalisht shtetasin Gj. Sh., 36 vjeç, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në pronën e tij në fshatin Hekal, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke (kullotë)”, njofton policia.
Në Orikum ëhstë arrestuar 57 vjeçari L. H., 57 vjeç, banues në Orikum, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum, në vijim të punës për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
– L. H., 57 vjeç, banues në Orikum, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Ky shtetas ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Ish-grumbullimi”, në Orikum, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me shkurre dhe bimë të egra”, raporton policia.
Ndërkohë, në Tiranë është vënë në pranga – D. S., 60 vjeç, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.
Ky shtetas dyshohet se në fshatin Maknor, në lagjen “Ullishte”, ka ndezur zjarr dhe si pasojë zjarri ka dalë nga kontrolli duke djegur një sipërfaqe toke të pyllit të Maknorit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
– D. S., 60 vjeç, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.
Ky shtetas dyshohet se në fshatin Maknor, në lagjen “Ullishte”, ka ndezur zjarr dhe si pasojë zjarri ka dalë nga kontrolli duke djegur një sipërfaqe toke të pyllit të Maknorit”, thuhet në njoftimin e Policisë.