Ndezi qiri për ndriçim, digjet për së gjalli një 40-vjeçar brenda kasolles

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Oseckë, në Leskovikut, ku një person është djegur i gjallë në një kasolle bagëtish.

Mësohet se viktima 49 vjeç, do të kalonte natën në një kasolle afër stanit. Mbrëmjen e së mërkurës ai është kthyer në orët e vona të natës në kasolle dhe sipas policisë dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur.

Policia thote bariu ka ndezur qiri, por më pas kasollja ka marre flake.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë të thellë malore, afër Leskovikut. Shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses kanë shkuar në vendngjarje për të kryer të gjitha procedurat.

Kolonjë/Informacion paraprak

Gjatë natës, në fshatin Oseckë, njësia administrative Leskovik, dyshohet se për shkak të lënies ndezur të një mjeti për ndriçim (qiri), ka marrë flakë kasollja ku qëndronte shtetasi A. V., 49 vjeç (bari). Si pasojë, 49-vjeçari ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku vijon puna për të dokumentuar ligjërisht rrethanat e ngjarjes.

Zjarr Tv Ad