Deputeti Saimir Korreshi, thotë se ndihet më mirë tani që Lulzim Basha nuk është më kryetar i PD. Duke folur për situatën e krijuar në partinë ku ai aderon, Korreshi ka thënë se PD një ditë do të ngjitet por kurrë nuk do të ketë bashkim real.
I ftuar në emisionin “Dekalog”, Korreshi tha se mes Bashës dhe Berishës, nuk mbante anën e askujt. Deputeti demokrat tregoi se e ndodhej në selinë e PD më 8 janar kur u sulmua nga grupimi i Berishës, por nga ana tjetër tha se me ish-kryeministrin është takuar dhe pas kësaj ngjarje.
Zoti Korreshi, në betejën e PD, juve në anën e kujt pozicionoheni?
-Unë nuk kam thënë ndonjëherë që jam me Bashën, as me Berishën.
A ke qenë në seli në 8 janar?
–Po kam qenë brenda. E qenura brenda nuk do të thotë domosdoshmërisht që je me Bashën ose Berishën. Unë do jem me çdo kryetar që do jetë kryetar i PD.
Si ndiheni tani që nuk është Basha kryetar?
-Ndihem më mirë. Sepse sot grupi parlamentar dakordëson me njëri-tjetrin, lihet shprehja e mendimit, dhe voton. Në këtë mënyrë ndihesh pjesë e lojës.
A besoni në bashkimin real të PD?
-Unë besoj në ngjitje reale, por bashkim s’do ketë kurrë. Tashmë është thyer.
A e keni takuar zotin Berisha?
Po e kam takuar te zyra e tij. Ka qenë një bashkëbisedim disa minutësh. Kjo bisedë ka qenë pas 8 janarit.