Ndihma ndaj familjeve në nevojë, Bashkia Tiranë përfundon Planin Lokal të Përkujdesit Social 2023-2025

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bashkia Tiranë ka përfunduar Planin Lokal të Përkujdesit Social 2023-2025, i cili parashikon qasjen, burimet njerëzore dhe buxhetet e nevojshme për mirëfunksionimin e shërbimeve të integruara për familjet dhe fëmijët në nevojë.

Ky plan i përgjigjet atyre banorëve që janë në nevojë për të paktën një nga format e shërbimeve të pagesave të mbrojtjes sociale apo shërbimeve komunitare të kujdesit shoqëror.

Hartimi i këtij Plani është mbështetur në një analizë të kujdesshme dhe të hollësishme të nevojave për kujdes dhe shërbime në territorin e Bashkisë së Tiranës, në praktikat më të mira të deritanishme të Bashkisë së Tiranës në identifikimin dhe ofrimin e shërbimeve, në synimin për të ofruar një perspektivë ekonomike për familjet dhe individët në ndihmë sociale, për të ofruar shërbime cilësore për kategoritë në nevojë, për të shtrirë shërbimet në disa territore të pambuluara më parë, për të krijuar modele të mira të deinstitucionalizimit të shërbimeve, të bashkëpunimit me institucionet e pushtetit qendror veçanërisht ato shëndetësore, në nxitjen e vullnetarizmit dhe të përgjegjësisë sociale në komunitet, duke shfrytëzuar maksimalisht avantazhet që krijon digjitalizimi.
Para miratimit, plani po diskutohet me grupet e interesit.

Organizatat joqeveritare dhe përfaqësues të shtresave në nevojë kanë qenë bashkudhëtare në procesin e hartimit të planit duke dhënë mendime dhe sugjerime mbi dokumentin final.

Zjarr Tv Ad