Ndihmoi dhe lëvizi me Ervis Martinajn, zbulohet çfarë deklaroi në sallën e gjyqit agjenti i Operacionales

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Kurbinit i komunikoi sot masën e sigurisë ‘arrest me burg’ Jeton Lamit, 28 vjeç, agjent pranë forcës operacionale, i arrestuar dje për “shpërdorim detyre” pasi shoqëroi dhe përkrahu të shumëkërkuarin Ervis Martinaj. Prokuroria pretendon se Jeton Lami nuk e ka përmbushur detyrën, por në shkelje të saj ka transportuar Ervis Martinajn.

Ndërkohë nga ana tjetër, agjenti i Operacionales në Policinë e Shtetit, Jeton Lami, ka refuzuar të flasë të enjten e 25 gushtit në sallën e gjyqit, në gjykatën e Kurbinit, ku u la në burg, pasi akuzohet se ka ndihmuar të fshihet dhe të lëvizë të shumëkërkuarin Ervis Martinaj.

Sipas gazetares Klodiana Lala, Jeton Lami ka refuzuar të japë shpjegime në gjyq, ai ka thënë se do flasë në një moment të dytë. Ndërkohë që avokati i tij mbrojtës tha se masa e sigurisë e gjykatës ishte e papërshtatshme për klientin e tij.

Ndërkohë që janë të paktën 110 persona të dyshuar në përgjim, janë kqyrur e sekuestruar kamerat e sigurisë të disa hoteleve në Durrës, Vlorë, Pezë, Tiranë, Fushë Krujë dhe Fushë Kuqe dhe në Kurbin.

Lala tha se në vetëm dy kamera sigurie shfaqet Ervis Martinaj, vetëm 3-4 ditë para se familja të denonconte zhdukjen e tij.

Burimi: BalkanWeb

Zjarr Tv Ad