Nga Arben Malaj
Ndihmojeni /Ndalojeni sa më parë sepse Rama gjithnjë e më shumë po i ngjan “Mbretit lakuriq” të përrallës së Andersonit!
Ndihmojeni/Ndalojeni Ramën, se ai po qartëson se nuk ka më asnjë lidhje me realitetin e varfëruar shqiptar, sidomos edhe nga keq qeverisja e tij e pa ditur, arrogante e babëzitur dhe e kapur.
Ndihmojeni/ndalojeni sepse Rama ka rreth 3 vite që është kryeministri Part-time i shqiptarëve dhe shërbëtori Over-time i oligarkëve dhe kriminelëve që vetë promovoi dhe pasuroi në ekonomi dhe politikë.
Ata që kanë detyrim moral dhe ligjor ndaj shqiptarëve ta ndalin Ramën në marrëzinë e madhështisë së tij, nuk e bëjnë dot.
E para sepse siç thonë vetë kafeneve: E kanë frikë deri në palcë.
E dyta sepse babëzia e përbashkët, ju ka rezervuar fat të përbashkët.
Italia, Franca dhe shumë vende të zhvilluara me impakt në ekonominë globale nuk i përballojnë dot humbjet/subvencionet e rënda të kompanive ajrore.
Rama krijoi kompani kombëtare ajrore jo si pjesë e krenarisë kombëtare sepse populli i men¬çur shqiptar këshillon që “dhitë e sëmura nuk mund ta mbajnë bishtin përpjetë”.
Ka avion personal Erdogani, president i një vendi me rreth 80 milion banorë dhe me fuqi ndikuese gjeo-strategjike dhe ekonomike.
Përdor avion me 200 vende për udhetime qeveritaro/personale edhe Rama ‘lideri sulltanik’ i një vendi me rreth 3 milion banorë dhe me fuqi ekonomike mbijetuese.
Komisioni parlamentar i ekonomisë duhet të zhvilloj seancë dëgjimore publike për kompaninë tonë ajrore AIR ALBANIA, ligjshmërinë e aksionereve të saj dhe rezultatet financiare jo transparente ku fshihen miliarda lekë humbje të subvencionuara.
Ndihmojeni Ramën, viktimë e marrëzisë së madhështisë së tij, duke i ndalur arrogancën varfëruese të shqiptarëve nga pasurimi i fermës së derrave/tigrave, oligark partiak e qeveritarë.
Ndihmojeni /Ndalojeni Ramën tani, pasi marrëzia e madhështisë dhe babëzisë se tij, po ju kushton dhe do t’ju rëndoj shqiptarëve miliarda lekë.
Shqiptarët fatkeqësisht nuk po i shpëtojnë dot kurthit 110 vjecar të trashëgimisë së varfërisë shpirtërore dhe materiale.
Mungesa e kulturës dhe përgjegjësisë shtet- formuese të përkeqësuara në nivele kritike ushqen trashëgimin brez pas brezi të kësaj varferie shpirtërore e materiale.
Ndihmojeni, ndalojeni tani dhe sa më parë Ramën, sepse Rama po rrit përditë e më shumë subvencionet për të favorizuar oligarkët në politikë dhe biznes sepse “Rama i Madhërishem” po rrit borxhet e njohura dhe miliarda borxhe të fshehura dhe të manipuluara, e kjo do e bëj të pashmangshme rritjen e taksave për të paguar borxhet e qeverisjes së tij sulltanike me “harem politik’ pa ndarje partiake.
Ndalojeni/ndihmojeni Ramën sa më parë sepse shumë shpejt do të na duhen shumë më tepër lek për të mbrojtur të varfërit, për të mbështetur më mirë dhe më shumë shëndetësinë, arsimin, punësimin, trajnimin dhe ritrajnimin, bujqësinë, ekonominë e gjelbër, ekonominë e dijes dhe digjitalizimin.
Duhet vizion por edhe shumë para/ jo gjithnjë e më shumë borxhe për të luftuar papunësinë, varfërinë dhe pabarazinë.
Ndihmojeni /Ndaleni tani në mënyrë ligjore dhe në qoftë se të gjithë heshtin, ndalojeni me çdo mundësi dhe të drejtë demokratike që e dënon babëzinë dhe na rikthen liritë e vjedhura dhe të nëpërkëmbura, dinjitetin e një populli dhe një parlament të përfaqësuesve të tij që më shumë se atdhe-dashës, për shumë arsye po rezultojnë (jo për herë të parë në historinë tonë parlamentare) gjithnjë e më shumë – thellësisht vetëm Udhëheq-dashës .
Do të vazhdoj ta ndihmoj Ramën dhe PS, njësoj si ditën e parë të promovimit parafabrikat të Z.Rama në politikën shqiptare – duke theksuar se Rama nuk kishte atëherë (dhe aq më pak sot) asnjë qelizë shtet-formuese.