Ndima ekonomike, Basha: Rama ndjek metoda naziste

0
209
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar, kryetar i PD, Lulzim Basha bëri të ditur se në qendër të diskutimeve ka qenë heqje e dhjetëra familjeve nga ndihma ekonomike. Basha tha se kryeministri Rama po ndjek metida naziste për familjet shqiptare.

Basha: Bëhet fjalë për fjalë për familje që ndodhen në pikën më të ulët të mbijetesës, prindër pa punë fëmijë që ndodhen në gjëndje të mjerueshme të cilat në mënyrë të pashjegueshme dhe në mënyrë kriminale janë hequr nga lista e ndihmës ekonomike. Kjo është një dramë njerëzore, por edhe një emergjencë kombëtare. Jemi vendi i vetëm në Europë që ka futur në karantinë urie, ka çuar drejt emigracionit me vullnetin e vet të Edi Ramës dhe majonetës së tij në krye të ministrisë së Shëndetësisë një përqindje të madhe të qytetarëve që sot nuk kanë ushqimin e përditshëm apo ilacet. Pra kemi një qeveri dhe një kryeministër që po përdor metoda naziste, metoda genocidale apo spastrimi ndaj popullsisë së vet. Basha tha se ministrija e Shëndetësisë dhe Mirëqenies duhet të çohet për ndjekje penale për shpërdorim detyre: Ministrja e cila duhet të cohet në ndjekje penale për vlerësimin tim, mban të fshehur informacionin se mbi çfarë kriteresh u hoqën këta njerëz nga ndihma ekonomike. Përflitet që kriteri është prania e një frigoriferi apo një televizori, kjo nuk përbën kriter. Kjo përbën shpërdorim detyre.

Ai tha se do të kërkojnë një debat me micion për të vënë para përgjegjësisë kryeministrin Rama: Ne do të formalizojmë nesër kërkesën për një debat me mocion për të vënë Edi Ramën dhe marjonetën e tij para përgjegjësisë dhe për të zbardhur këtë plan nazist. Bëhet fjallë për dhjetëra familje.

Në lidhje me kërkesën e Ramës për një president kombëtar me Kosovën, Basha tha:Hedh gomari një gur në ujë dhe e ndjekin të gjithë pastaj. Unë flas për familje që nuk kanë bukë, unë flas për një shtet të shkatërruar nga korrupsioni dhe krimi dhe përgjegjësi nuk bën gjë tjetër vecse hedh shashka. Nuk i duhet as Kosovës as Shqipërisë një politikan më shumë, një hajdut më shumë. Por i duhet një treg i përbashkët energjie, telekomunikacioni.

Zjarr Tv Ad