Ndjekje në det, kapet gomonia me 400 kg drogë, pranga 2 shqiptarëve

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbi 400 kg drogë janë sekuestruar nga Guardia di Finanza në brigjet e Salentos, ne Itali ndërsa në pranga janë vënë dy transportuesit shqiptarë. Operacioni zgjati për disa orë në det, pasi gomonia u pikas nga forcat e Guardia di Finanza të cilat u vunë në ndjekje të saj.

Trafikantët shqiptarë tentuan disa manovra për t’i shpëtuar forcave italiane, por forcat detare Gallipoli e Otranto mund ta ndalin atë, e të arrestojnë dy shqiptarët, emrat e të cilëve ende nuk bëhen të ditur. Në borndin e gomones, u gjetën rreth 14 pako drogë, të dyshuarav kanabis sativa, më nje peshë rreth 400 kg, e cila nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 4 milionë eurove.

Mediat italiane shkruajnë se nga fillimi i këtij viti, Guardia di Finanza në Puglia ka arrestuar 70 persona, ndërsa janë sekuestruar rreth 3 ton drogë.

Zjarr Tv Ad