Ndjekje si në filma, kapet në Itali skafi me 2 ton drogë nga Shqipëria

0
197
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ndjekje si nëpër filma, ku protagonistë janë, një helikopter i guardia di finanza dhe një gomone me motor me super fuqi të trafikantëve të drogës. Bilanci final: rreth 2 ton drogë, dy shqiptarë të arrestuar dhe skafi i sekuestruar.

Gjithcka nisi në mëngjes, kur u sinjalizua se një gomone po vinte nga Shqipëria drejt brigjeve italiane. Menjëherë nisën kërkimet në det, motoskafët e rojës detare si edhe një helikopter u vunë në ndjekje të gomones e cila po afrohej në brigjet italiane në afërsi të Viestes.

Mediat italiane shkruajnë se mjaftoi një kontroll i shpejtë për të kuptuar se bëhej fjalë për marijuanë, ndoshta nga ajo e prodhuar në Shqipëri, që tashmë është kthyer në prodhuese kryesore të kësaj droge në tregun kombëtar

Zjarr Tv Ad