Kanë plot dy vjet që i fshihen rrjetit dhe showbizi-it, më pas u bindën se dashuria merr përmasa më të mëdha dhe më të bukura kur ndahet me të gjithë.
Bëhet fjalë për çiftin simpaktik Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani, të cilët më së fundi kanë pranuar se janë bashkë dhe shumë të lumtur.
Pëlqimin dhe romancën e lindur mes tyre që në takimin e pare, çifti e ka treguar në një intervistë për “Revista Class”.
“Ishte koha kur, gjatë fazës së pushimeve, të gjithë moderatorët duhet të bënin një fushatë publicitare. Alfio, ndërkohë, kishte një vit që punonte në televizion me një projekt të jashtëm, InLife, xhirimet e të cilit bëheshin në një vilë nga Kalaja e Petrelës. Aty u takuam për herë të parë.”- tregon Fatma.
“Kam parë ca detaje që më bënë përshtypje, atë fjongon kështu, ajo lulja në kokë… Nuk e harroj dot ndjesinë që pata, kur e pashë për herë të parë”- rrëfen Alfio, duke lënë të kuptohet se, i kanë lindur ndenja për Fatmën që në momentin e parë që janë ndeshur së bashku.