Edhe rezultati i votimit të 30 qershorit në Bashkinë e Lezhës do të ankimohet në Kolegjin Zgjedhor. Kandidati Eduard Ndocaj, pretendon për falsifikime, për të cilat do t’i drejtohet edhe prokurorisë.
Rezultati i votimit të 30 qershorit në Bashkinë e Lezhës do të ankimohet në Kolegjin Zgjedhor, nga kandidati Eduard Ndocaj i cili nga ana tjetër do të bëjë edhe një kallzim në prokurori. Duke e konsideruar farsë elektorale, Ndocaj pretendon se ka prova dhe fakte që tregojnë se komisionerët e majtë kanë votuar në emër të personave që nuk ndodhen në Shqipëri.
Më herët ishte kandidati i Bindjes Demorkatike për Kurbinin, Edmond Piroli që paralajmëroi se do t’i drejtohet Kolegjit Zgjedhor për rezultatin e 30 qershorit.
Prokuroria ndërkohë ka procedimi penal për disa kallëzime që pretendojnë për krime zgjedhore më 30 qershor, të cilat përfshijnë nga dyshimet për falsifikim të materialeve zgjedhore deri te akuzat për pengim të zgjedhësve.