Kryetari i Partisë Demokristiane, Eduard Ndocaj ka qenë i futar në studion e Fax Neës ku ka folur në lidhje me situatën aktuale politike dhe rezultatin e zgjedhjeve që u mbajtën më 25 Prill.
Ndocaj tha se Ram është një dështak që ka dështuar në çdo fushë por që nuk mund të mundej nga një person që i ka mashtruar qytetarët duke u thënë për 8 vite se ishte shpresa e vetme.
Sipas tij , Basha nuk është shpresa e vendit, madje ai ka kapur peng PD, duke e bërë të dobi para Edi Ramës.
Ai tha se ky rezultat ishte i pritshëm duke ditur se Rama ka pasur në dorë çdo gjë, përfshirë edhe administratën publike duke e ditur me saktësi sesa mandate do të merrte në rang kombëtar.
Ndërsa lidhur me presidentin e republikës Ndocaj tha se nuk ka qenë president i shqiptarëve por i partisë së vet.
“Mandatin e parë e fitoi nga qytetarët, mandatin e dytë e bleu me lekët e hashashit, mandatin e tretë do e merrte sepse kështu duhet. Ky ishte një mandat i domosdoshëm sepse ndryshe do përfundonte pas hekurave. E kishte jetike për ekzistencën e tij personale.
Ky është Nikolla Gruevski i Shqipërisë. Unë partisë demokratike ja kam vënë titullin që në 2017 kur bëri marrëveshjen me Ramën.
PD është peng, i Bashës, ky ka humbur 4 zgjedhje dhe nëse vazhdon akoma do ta humbë totalisht cdo lloj fuqie apo ndikimi që mund të ketë pasur. PD ja ka zbehur dështimin e Ramës duke i shuar të gjitha protestat kudo që filluan të organizoheshin.
Kjo është falë Bashës që doli nga parlamenti. I kam thënë edhe për zgjedhjet lokale që po gabonte. PD ka qenë me 30 metra mbrapa. PS kishte të gjithë administratën publike prandaj e dinte sesa mandate do të merrnin. Rama e do një kryetar të dobët në krye të PD.
Ky rezultat ishte i pritshëm pasi Rama kishte çdo gjë në dorë. Opozita e bashkuar quhet vetëm kur bashkon të djathtën shqiptare jo të bësh përcarje duke larguar të gjithë figurat e PD.
Kemi një mandat të tretë një politikan që ka dështuar në çdo aspekt dhe fiton thellë. Shqiptarët kanë parë një shpresë më të mirë te një dështak, sesa tek ky tjetri që i mashtroi për 8 vite.
Pra shqiptarët nuk kishin alternativë më të mirë sesa Rama. Presidenti nuk ka qenë kurrë president i shqiptarëve, ka vite që blen vota. Tallet me kushtetutën , tallet me qytetarët, nuk është president i shqiptarve por i partisë së tij”- tha Ndocaj.