Ndodh ajo që ishte parashikuar, sulm kibernetik ndaj faqeve kryesore në internet të qeverisë ukrainase dhe të bankave

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një sulm kibernetik goditi faqet e agjensive qeveritare ukrainase dhe të bankave kryesore të martën, njoftuan autoritetet ukrainase.

Sulmi, më i fundit ndër disa operacione hakerësh kundër Ukrainës, erdhi pas disa javësh frike në rritje se Rusia mund ta sulmojë këtë vend fqinj. Rusia dërgoi të martën sinjale se mund të jetë duke u tërhequr nga stadi pranë pragut të sulmit, por fuqitë perëndimore kërkuan prova.

Të paktën dhjetë faqe ukrainase ndaluan së funksionuari për shkak të sulmeve kibernetike të llojit DDOS, përfshirë faqet e Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Kulturës dhe dy nga bankat më të mëdha shtetërore të Ukrainës.

Klientët e bankës më të madhe shtetërore “Privatbank” dhe të bankës tjetër shtetërore “Sberbank” raportuan probleme me pagesat online dhe me aplikacionet e bankave.

“Nuk ka rrezik për fondet e depozituara”, tha në një deklaratë Qendra për Komunikimet Strategjike, e Ministrisë ukrainase të Informacionit. Zëvendësministri Victor Zhora konfirmoi sulmin kibernetik.

Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Moskën publikisht se po përgatit sulmin ndaj Ukrainës dhe nënvizojnë se siguria kibernetike vazhdon të jetë një shqetësim parësor./VOA

Zjarr Tv Ad