Ndodh për herë të parë në histori, Banka e Shqipërisë del me humbje

0
110
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për herë të parë në historinë e saj Banka e Shqipërisë ka dalë me humbje. Sipas pasqyrave financiare, humbja për vitin 2021 rezulton 15.8 milion euro. Goditja kryesore në shpenzimet e saj ka ardhur nga normat negative të interesit që paguan pranë Bankës Qëndrore Europiane për rezervën valutore.

Në total banka ka paguar 10 milion euro për mbajtjen e 4.8 miliard euro rezervë. Edhe të ardhurat nga intrumentat e investimeve në kreditë 1 ditore që u jep bankave të nivelit të dytë kanë rënë për shkak të uljes së normës së interesit.

Përballë kësaj tabloje, shpenzimet për institucionin e Bankës së Shqipërisë janë shtuar në vite. Pagesat për personelin janë rritur me 500 mijë euro vitin e fundit dhe me 1.2 milion prej vitit 2013, kur ky institucion numëronte 504 punonjës, nga 609 që ka sot.

Në total banka mban të ngrira 25 milion euro koletaral për kreditë e dhëna punonjësve, ku vetëm vitin e fundit kredia e disbursuar ishte 1.5 milion euro.

Një tjetër faturë e lartë është edhe pagesa për punimet e Hotel Dajtit, pronë e blerë nga banka që do të përdoret për vendosjen e zyrave të saj. Një vit më parë u shpenzuan 5.6 milion euro për financimin e rikonstruksionit të godinës. Kjo është hera e parë që banka qëndrore nuk do të transferojë fitim në buxhetin e shtetit.

Një dekadë më parë fondi që banka jepte në buxhet ishte afro 40 milion euro, ndërsa vitet e fundit është reduktuar në 11.5 milion euro në 2021 dhe 4.7 milion euro gjatë pandemisë./EURONEWS

Zjarr Tv Ad