Kreu i PDK-së, Nard Ndoka në një deklaratë për mediat ka shprehur bindjen tek koalicioni i madh i opozitës së bashkuar.
Ai thotë se janë hartuar të gjitha skemat mes tyre dhe se po ndjekin zhvillimet në vijim me kujdes
Së pari opozita e bashkuar i ka të gjitha skemat duhura. Jemi për koalicionin klasik. Nuk i ndryshojmë në çdo lloj marrie që kemi përballë. Po e ndjekim me shumë vëmendje procesin. Ky nuk e ka luksin për të bërë Padrinon e Shqipërisë pasi do të përballet me revolta qytetare dhe jo vetëm me PD-në” – tha Ndoka.
Gjithashtu Ndoka foli dhe për listat e hapura të kaluara tashmë në Parlament.
Ai propozon që partitë e vogla të aplikojnë lista 100 përqind të hapura ndërsa për dy partitë e mëdha të jetë me dy të tretën.
“Sot ky personazh thotë nuk është e mirë dhe do e ndryshojmë. Nuk është Rama që vendos për ndryshimin e lojës për të gjthë palët në zgjedhje. Unë shpresoj që Rama do ti kthehet logjikës politike, njerëzore dhe garantit të faktorit ndërkombëtar. Listat janë miratuar tashmë me kushtetutë, është bërë hap pozitiv. Duhet vendosur me konsensus se si të hapen listat. Pavarësisht listave të hapura, Rama do i zgjedh sërish kandidatët. Ky është një element që duhet të diskutohet. Nuk është problem tek barazia gjinore. Ne duhet të shohim dhe produktin e listave të hapura. Nuk do na sjellin demokracinë ato. Do të ishte normale që ato parti të kenë 100 përqind listën e hapur tu jepet kjo mundësi. Për dy partitë kryesore të ketë një formulë tjetër siç është përcaktuar dhe në Kushtetutë” – deklaroi Ndoka.
Gjithashtu Ndoka me kritika u shpreh se asnjë prej deputetëve të parlamentit nuk do të jenë në vitin e ardhshëm.
“Asnjë prej këtyre deputetëve që kanë mbetur në parlament nuk do të jenë në parlament në vitin e ardhshëm. Ne nuk dëshirojmë që të ketë dy subjekte të shkatërruara. Është shumë e rëndësishme që kur të bëjmë një ndryshim të kemi dhe një produkt” – tha Ndoka.