Ndoka i përgjigjet Ramës: I dështuar! Më përmendi mua për të hequr vëmendjen nga zullumet

0
100
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i PDK-së Nard Ndoka e cilësoi Kongresin e PS-së një humbje kohe dhe thumbat e Ramës ndaj tij si një taktikë për të hequr vëmendjen nga dështimi i qeverisjes së kryeministrit në sistemin shëndetësor.

I ftuar në studion e ‘Fax News’, Ndoka u shpreh po ashtu se sanksionet ekonomike të SHBA-së ndaj ish-deputetit socialist Aqif Rakipi janë një goditje e tërthortë për Ramën.

Ai theksoi se shpalljet non grata të personazheve politike në vend janë bërë si ‘fletë rrufe’ dhe se pavarësisht kësaj, këta persona vijojnë jetën e tyre normale si qytetarë dhe politikanë.

Pjesë nga biseda:

Nard Ndoka: Lideri i opozitës ka një kohë pa kufi, eksperienca dhe historia politike ka një vlerë, ka ekzistuar gjithmonë kjo tolerancë.

Drejtuesit e Kuvendit duhet të jenë shumë tolerantë, çdo njeri që thyen rregullin është problem për të personalisht dhe drejtuesja nuk duhet të bëjë gardianen e fjalës së lirë.

-Aqif Rakipi, u sanksionua sot nga SHBA, si e komentoni?

Nard Ndoka: Te them të drejtën po u bie vlera këtyre non gratave, janë bërë si fletë rrufe, se po shpallen pa një dosje transparente për publikun. Nuk mjafton me ato dosje sekrete, secili prej tyre po bën jetën e tyre normale si qytetar dhe politikan.

Do doja të kishte një bashkëpunim në drejtësi sesa këto shpallje të motivuara politikisht, siç ishte rasti i zotit Berisha. Pa dyshim është goditje për mazhorancën, Rama ka blerë votat me banda, është goditje e tërthortë për të. Rama ka pasur informacione, institucionet janë të detyruara tia dërgojnë dhe kur nuk i kërkon dhe ai nuk mund të bëjë të paditurin.

Të shtunën ishte Kongresi i PS, kur ka folur për Shëndetësinë ju ka shënjestruar ju. Pse mendoni se e bëri një gjë të tillë?

Nard Ndoka: Nuk e ndoqa se ngjan humbje kohe, ka ca arsye, ai është i dështuar në sistemin shëndetësor. Nuk u mor me zullumet e veta por me këtë lëvizje taktike u mor me mua. Në 30 vite ai gjeti 15 muajt e mi, Covidin e kaloi me atë spital që i lashë unë, që e rikonstruktova me të gjitha pajisjet mjekësore.

Zjarr Tv Ad