Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kreu i Partisë Demokristiane (PDK), Nard Ndoka, ka ironizuar kryetarin e PD-së Lulzim Basha, teksa i referohet “blindimit të dyerve dhe ndërrimit të bravave” në selinë blu. Përmes një postimi në Facebook, ai këshillon kryedemokratin: “Lul merr bukë më vete, se do mbetesh si miu në çark!”.
Më herët Basha sulmoi ish-kryeministrin Sali Berisha, duke thënë se është herë e parë në historinë e Shqipërisë që një politikan i lartë shpallet i padëshiruar nga SHBA dhe thërret një protestë kundër partisë së tij.
Kujtojmë se Komisioni i Rithemelimit i ka dhënë Bashës afat deri më 5 janar (nesër) që të dorëzojë zyrën e kryetarit, teksa janë paralajmëruar dhe protesta.