“Ndoshta është nëna ime”- M*sakrimi me thikë i 40-vjeçares shqiptare, vajza e çiftit vrapoi drejt vendit të krimit! Biseda me policinë dhe telefonata: Babi ka vrarë mamin

0
134
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Detaje shokuese kanë dalë nga krimi i rëndë në Greqi ku 40-vjeçarja Enkelejda Danaj u vra me thikë nga bashkëshorti i saj, Eduart Danaj, i cili më pas e braktisi trupin e saj të pajetë në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous në Menidi.

Një dëshmitare tregoi se vajza e vogël e çifti ka vrapuar në vendngjarje dhe i tha policisë që “ndoshta është nëna ime”.

“Një vajzë e vogël erdhi, në vendin e ngjarjes, dhe tha ‘ndoshta është nëna ime’ ndërsa qante”, tha gruaja.

Dëshmitarja u shpreh se vajza i tregoi një foto të policisë dhe u identifikua se viktima ishte nëna e saj.

“Vajza tha se e ëma nuk shkoi në punë sot dhe pasi i tregoi foton policisë, tha se babai i saj e kishte vrarë”, rrëfen ajo. “Ajo fliste në telefon dhe thoshte ‘më kanë vrarë mamin, kanë vrarë mamin tim’, ishte e tronditur. Ajo po thoshte ‘ndoshta babai im e vrau, ai e gjeti teksa ishte rrugës për në punë’”.

Banorja pohoi se çifti kishin blerë së fundmi një banesë në zonën ku ndodhi vrasja.

Siç shpjegon banorja, vajza me siguri në atë moment ka qenë duke folur me vëllain e saj dhe i ka thënë: “Babi e ka vrarë mamin”.

Denoncimet për dhunë

Viktima raportohet se kishte bërë tre denoncime për dhunë në familje ndaj ish-bashkëshortit të saj, Eduart Danaj, 50 vjeç nga Vlora, i cili është në kërkim nga autoritetet greke.

Denoncimi i parë i saj ndaj ish-bashkëshortit është bërë në 3 prill 2013, ku gruaja ka denoncuar ndaj për dhunë në familje.

Kallëzimin e dytë e ka bërë në 18 shtator 2022 dhe ku viktima ka denoncuar burrin e saj për kërcënim, lëndim fizik dhe abuzim verbal. Eduart Danaj u arrestua sërish dhe u dërgua në Prokurori. 50-vjeçarit i ndalohej të jetonte me viktimën, në bazë të një urdhri gjykate, por raportohet se ajo vetë e kishte lejuar që nga viti 2018 të banonin së bashku.

Denoncimi i fundit është bërë në 7 maj 2024 sërish për dhunë në familje (kanosje, lëndim fizik dhe abuzim verbal). Shqiptari u arrestua dhe u dërgua në prokurori.

Enkelejda Danaj iu janë dhënë informacione, udhëzime dhe materiale të printuara për të marrë, nëse dëshiron, ndihmën e nevojshme materiale nga organet kompetente.

Përveç kësaj, ajo u informua për mundësinë e instalimit të aplikacionit “Panic Button” në celularin e saj dhe iu dha një kod për të hyrë në aplikacionin në fjalë.

Në të njëjtën kohë, ajo u informua për mundësinë e transferimit të saj në një objekt pritës dhe por deklaroi se nuk dëshironte.

Zjarr Tv Ad