Ndotën lumin Erzen, gjobiten me 2 milion lekë 10 subjekte në qarkun e Tiranës

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, duke u bazuar në planin e masave për azhornimin e situatës mjedisore të lumit Erzen, në territorin e Qarkut Tiranë ka konstatuar 10 subjekte, të cilat shkarkonin ujëra të ndotura në lumë.

Ndaj këtyre subjekteve IKMT ka marrë masë administrative me gjobë 2 milion lekë për secilin.

IKMT dhe Policia e Shtetit vijon evidentimet për parandalimin e masakrës mjedisore në lumin Erzen dhe kudo tjetër dhe ndëshkimin e çdo kundërvajtësi që shkakton ndotje, duke ftuar çdo qytetar të denoncojë shkeljet në numrin 112 ose përmes Komisariatit Dixhital.

Zjarr Tv Ad