Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Në kuadër të nismave botërore për ndryshimet klimatike Holanda ka menduar zgjidhjen për të ulur prodhimin dhe lëshimin e gazrave në atmosferë.
Ata mendojnë të ulin limitin e shpejtësisë në rrugë deri në 100km/h gjatë ditës dhe deri në 130 km/h gjatë natës.
Kjo do të ulë nivelin e dioksidid të karbonit që lëshohet në atmosferë nga çdo automjet.
Detaje mbi vendimin e marrë do të publikohen gjatë ditës së mërkurë dhe do të hyjë në fuqi në vitin 2020.
Vendime të tilla ka pasur dhe më parë ku muajin e kaluar u publikua vendimi për të ulur përdorimin e makinerive bujqësore.
Kjo shkaktoi dhe një protest nga ana e fermerëve të cilët dolën në rrugë me traktorë dhe makineritë bujqësore deri sa qeveria Holandeze dha urdhrin për tërheqjen e vendimit.