Ndotja e ajrit në Tiranë në nivele alarmante, 5-6 herë më e lartë se normalja e Bashkimit Evropian

0
95
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bashkia e Tiranës po neglizhon çdo masë sa I përket ndotjes së ajrit. Sipas një raporti në lidhje me ndotjen e ajrit por edhe atë akustike, Tirana kap shifra disa herë më të larta se norma e lejuar e Bashkimit evropian. E vetmja periudhë ku Tirana ka paraqitur nivele pozitive për ndotjen e ajrit është pikërisht ajo e izolimit për shkak të pandemisë, ndërkohë shkaktarët kryesor të këtij rezultati janë ndërtimet pa kriter dhe automjetet.

Niveli i ndotjes  së ajrit në Tiranë i kalon normat Bashkimit Evropian.

Në studimin e fundit të Co Plan ku janë monitoruar linja e urbanit të uzinës dhe ajo e Kombinat Kinostudio, rezulton se ndotja e ajrit është disa fish me e lartë se normalja.

Niveli i dioksidit të karbonit dhe atij të  Azotit në ajër janë në nivele të larta edhe në linjën e urbanit Kombinat Kinostudio e saktësisht në zonën e selvisë, kishës katolike dhe tregut ushqimor.

Edhe vet qytetarët ankohen për ajrin e ndotur duke përmendur automjetet edhe ndërtimet pa kriter si arsyet kryesore të saj.

Sipas raporti të Co Plan në pikat ku u monitorua situata e ndotjes së ajrit, niveli i dioksidit të azotit paraqitet 6-5 herë me I larët se normalja e BE.

Shkaktarët kryesor të ndotjes janë grimcat e ajrit pm10 dhe pm2.5 të cilat shkaktohen nga ndërtimet dhe automjetet.

Ndërkohë edhe pse rruga e Kavajës dhe ajo e Durrësit është e gjelbëruar nga të dy anët, edhe në këto pika niveli i ndotjes është tejet i lartë.

Një përmirësim i ndotjes së ajrit u regjistrua vetëm në periudhën e izolimit për shkak të pandemisë së Covid 19, por menjëherë pas rikthimit në normalitet edhe ndotja kapi vlera shqetësuese.

Ndotja akustike në Tiranë gjithashtu paraqitet në nivele të larta krahasuar me normat e BE.

Mes linjës së urbanit të Kombinatit dhe asaj të unazës kjo e fundit ka shifra më shqetësuese sa i përket zhurmave.

Zjarr Tv Ad