Ndrikull Shahini zbuloi dje politikën e spastrimit etnik të Shqipërisë nga Zografi Bis!

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Zografi Bis zbaton politikën e spastrimit etnik të Shqipërisë!”

Nga Sali Berisha. 

Në katër vitet e fundit u larguan nga Shqipëria, 415 mijë qytetarë, nga të cilët qindra mijëra prej tyre kanë kërkuar azil politik.

Ky largim masiv i qytetarëve shqiptarë nga Shqipëria, që po përsërit vitin 1991, kohë në të cilën të ardhurat për frymë në Shqipëri ishin vetëm 204 dollarë, të tretat më të ulëtat në botë, ndodh në një kohë kur Shqipëria që nga viti 2008 renditet në vendet me të ardhura të mesme të larta dhe rreth 12 000 dollarë për frymë (sipas fuqisë blerëse).

Largimi masiv i shqiptarëve nga Shqipëria gjatë këtyre viteve është rezultat i zbatimit të politikës antikombëtare të spastrimit etnik të Shqipërisë nga Zografi Bis. Kjo politikë që ka në themel braktisjen e qytetarëve nga shteti konsiston në sa vijon:

1 – Mos rritjen e rrogave dhe pensioneve dhe heqjen masive e ndihmës ekonomike
2 – Largimin e investimeve të huaja dhe
3 – Shkatërrimin në shumë mënyra të bizneseve dhe vendeve të punës
4 – Arrestimin e dhjetëra mijëra vetëve për fatura energjie, ujë etj, gjë që nuk ndodh në asnjë vend të botës.
5 – Ndërprerjen e plotë të investimeve në infrastrukturën rurale, rrugë, shkolla, qendra shëndetësore dhe rrënimin e shkollave dhe qendrave shëndetësore, rrugëve ekzistuese.
6 –  Në ilaçet masivisht të paefektshme dhe të skaduara në treg dhe mungesën e tyre në spitale si dhe në mungesën e mjekëve specialistë në shumicën e spitaleve periferike.

Që të gjitha këto pa përjashtim janë elementet më kryesore të strategjisë antishqiptare të Zografit Bis për spastrimin etnik të shqiptarëve nga Shqipëria.

Disa ditë më parë në Fb tim vendosa një foto të shkollës që po shembej të fshatit Pregje – Lurë. Dje, në reagim ndaj këtij statusi, Ndrikull Shahini foli natyrisht jo si Ministre Arsimi,  sepse përveç rrogës nuk e lidh asgjë tjetër me atë detyrë, por foli si zëdhënëse e Zografit Bis dhe jo rastësisht u bë zëdhënëse publike e politikës së spastrimit etnik.

Image

Ajo, në emër të Zografit bis, deklaroi se ato shkolla kanë 15, 10 apo 7 nxënës dhe do të ishte papërgjegjësi shumë e madhe financiare të investojmë në shkolla, që së shpejti nuk do të kenë asnjë nxënës.

Sigurisht, në rast se shkolla nuk meremetohet – por rrënohet, në rast se rruga nuk rindërtohet – por rrënohet, në rast se qendra shëndetësore nuk ndërtohet, – por rrënohet, në rast se furnizimi me ujë nuk i sigurohet fshatit – zona ecën drejt Mesjetës dhe nuk banohet, por braktiset.

Kjo është politika më antikombëtare e ndjekur ndonjëherë në historinë e Shqipërisë.

Çfarë tha Ndrikull Shahini: “Pashë në rrjetet sociale edhe fotografi të disa shkollave, të amortizuara, në zona të thella rurale, si shembuj të mungesës së investimeve në shkolla.

Dua të theksoj, se ato shkolla, kanë nga 15, 10, apo 7 nxënës në total, një rënie të vazhdueshme të nxënësve dhe do të ishte papërgjegjësi shumë e madhe financiare nga ana jonë, që të investojmë në shkolla që së shpejti nuk do të kenë asnjë nxënës“, u shpreh Shahini, mjaft e sigurt në atë që po lexonte, pavarësisht virozës së stinës, që ia vështirësonte komunikimin.”

Zjarr Tv Ad