Ndryshime ligjore për marrjen e tenderave, ja kush përjashtohet

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në një deklaratë për shtyp tha se Këshilli i Ministrave miratoi sot një paketë të ndryshimeve ligjore që ndalon përfitimin e të mirave publike nga persona fizikë apo individë të dënuar për një sërë veprash të rënda penale që lidhen me krimin e organizuar, trafikimin dhe terrorizmin dhe korrupsionin.

“Falë kësaj pakete dhe hyrjes në fuqi të masave do u ndalohet çdo lloj mundësie që kjo kategori individësh, shoqërish tregtare dhe aksionere dhe përfaqësues të tyre të përfitojnë para nga taksapaguesit shqiptarë apo të përfitojnë mbështetje financiare nga fondet publike për ushtrimin e aktivitetit të tyre fitimprurës” u shpreh ministja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në një deklaratë për median pas mbledhjes së qeverisë.

Nëse deri më sot në bazë të ligjeve në fuqi përjashtoheshin vetëm subjekti juridik i dënuar më parë, me hyrjen në fuqi të paketës së re do të përjashtohen edhe aksionerët, administratorët apo individë të tjerë me rol vendimmarrës në këto shoqëri tregtare të cilat janë ose kanë qenë të dënuar në cilësinë e tyre individuale.

Ndryshimet janë në përputhje të plotë me direktivat e BE-së

“Me këtë paketë ligjore parashikohet që nuk do të mund të përfitojnë tendera publikë apo koncesion asnjë kompani që jo vetëm rezulton e dënuar si subjekt juridik por dhe në rastet kur të dënuar rezultojnë administratorët, përfaqësuesit, drejtuesit, ortakët apo aksionerët”,-u shpreh ministrja Gjonaj.

 

Zjarr Tv Ad