Ndryshime në Burgun e Recit, largohet drejtori

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gezim SElimi, është larguar nga drejtimi i burgut të Recit duke u zevendësuar në këtë post Dedë Zhivani. Lajmi konfirmohet nga burime pranë burgut të Recit nga ku mësohet se prezantimi i Drejtorit të ri Dedë Zhivani, është bërë një ditë më parë ku është njohur edhe me detyrat dhe përgjegjësitë në këtë institucion, i cili u investua edhe nga Bashkimi Europian.

Gezim Selimi, ka mbajtur postin e drejtorit të Burgut të Recit që nga gushti i vitit 2018, ndërkohë që tashmë ky institucion do të ketë një tjetër drejtues i cili vjen nga radhët e socialistëve. Dedë Zhivani është një nga emrat e njohur në radhët e socilistëve të Shkodrës i cili tashmë do të ketë këtë pozicion drejtues në një nga institucionet e rëndësishme të veriut të vendit.

Nuk dihet nëse emri i Dedë Zhivanit, si drejtues në këtë institucion është pjesë e listës së drejtorëve që janë propozuar nga deputetët e PS megjithatë tashmë ai ka marrë drejtimin në këtë burg i cili është një nga institicionet e vuajtjes së dënimit nga standartet më të larta të cilësisë dhe sigurisë.

Zjarr Tv Ad