Ndryshime në polici/ Ikin shefat e disa komisariateve

0
286

Ndryshime në disa prej komisariateve më të rëndësishme në vend. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka urdhëruar sot lëvizjen e disa shefave të komisariateve të rëndësishme në Shqipëri. Janë ndryshuar shefat e komisariateve të Durrësit, Elbasanit, Vlorës dhe Shijakut.

Në Vlorë deri tani mësohet se Oliti Zeqo do të zëvendësohet nga Mond Pjetri.

Kurse në Elbasan shkon Ermal Lila teksa do të zëvendësojë Faik Rukon.

Emiliano Pashai nga Elbasani do të emërohet shef në Shijak dhe zëvendëson Arben Alikon i cili ika shkuar shef Sektori ne Drejtorinë e Policisë Durrës.