Ndryshime në Policinë e Beratit, emërohen shefat e rinj për krimet dhe qarkullimin, ikin edhe drejtuesit e Komisariateve (EMRAT)

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edmond Tarkaj, drejtor i Policisë së Beratit, ka firmosur ndryshimet e reja që lidhen me shefat e krimeve dhe ata të qarkullimit rrugor. Gjithashtu, janë ndryshuar dhe shefat e Komisariateve që janë në varësi të kësaj drejtorie. Ndryshimet dhe emërimet e reja janë kryer me qëllim rritjen e rendit e sigurisë publike si dhe parandalimin dhe zbulimin e ngjarjeve kriminale në të gjithë qarkun. Ora News mëson se lëvizjet e reja kanë prekur çdo sektor drejtues të Policisë Berat, ku janë emëruar: Zv/drejtor i Rendit dhe Sigurisë Publike emërohet drejtues Albert Nushi, i cili zëvendësoi drejtuesin Arjan Ferri;

Shefi i Sektorit për Rendin dhe Sigurinë Publike është emëruar Kryekomisari Baki Musaku, që zëvendësoi Kryekomisarin Dashamir Bendaj, ky i fundit i emëruar Shefi i Njësisë Operacionale në DVP Tiranë; Shefi Sektorit për Hetimin e Krimit të Organizuar është emëruar Komisar Argent Shytia që ka ardhur në Berat nga DVP Tiranë, ku ishte më parë Shefi i Krimeve të Rënda. Shefi i Krimeve të Rënda është emëruar Edmond Selami. Shefi i Seksionit për Qarkullimin Rrugor është emëruar Komisar Enea Kaci,i cili zëvendësoi Komisarin Dritan Allajbeu që u emërua drejtues në sektorin e qarkullimit rrugor në Durrës.

Përveç ndryshimeve brenda Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, janë ndryshuar edhe drejtuesit e Komisariateve Berat, Kuçovë e Dimal. Shefi i Komisariatit të Policisë Berat është emëruar Komisar Sokol Laze, që zëvendësoi Kryekomisarin Alfred Cenaj; Shefi i Komisariatit të Policisë Kuçovë është emëruar Komisar Erjon Ismaili, që zëvendësoi Komisar Geront Seitllarin; Shefi i Komisariatit të Policisë Dimal është emëruar Nën/Komisar Artan Musai, që zëvendësoi Komisar Bernard Kaziaj.

Zjarr Tv Ad