Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ndryshime në Policinë e Shtetit, me sa duket pas ngjarjeve të fundit kriminale. Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka firmosur disa ndryshime në Policinë e Shtetit.
Mësohet se Nano ka shkarkuar nga detyra drejtorin e policisë kriminale, Tonin Vocaj. Vocaj është zëvendësuar nga Neritan Nallbati, që ishte drejtues i policisë së Durrësit. Ndërkohë Vocaj është emëruar zëvendës drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në vend të Albert Dervishajt. Ky i fundit mësohet se do të emërohet në Akademinë e Policisë.
Burimi:BalkanWeb