Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ylli Manjani ka komentuar ndryshimet e fundit në qeveri, duke u shprehur se kjo qeveri duhet të kalojë testin e besimit sipas Kushtetutës.
Manjani thumbon zgjedhjen e ministrit të ri të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili ka qenë zyrtar i lartë edhe në kohën e diktaturës komuniste.
“Për arsye publike dhe politike kjo qeveri duhet të kalojë testin e besimit sipas Kushtetutës. E shkuara nuk mund të drejtojë të ardhmen!”, shprehet Manjani.
Rama sot bëri publik emrat e 4 ministrave të rinj, Fatmir Xhafaj ministër i Brendshëm, Olta Xhaçka ministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ogerta Manastirliu ministre e Shëndetësisë dhe Eduard Shalsi ministër i Çështjeve Vendore.