Ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim, ka zhvilluar një takim me Presidentin e Republikës Ilir Meta, në zyrën e tij.Në fokus të takimit, referuar situatës politike, mendohet se është nisma e opozitës parlamentare e mbështetur nga shumica socialiste për hapjen e listave. Ky takim vjen një ditë pasi Kim zhvilloi nje takim me kryeministrin Rama. Zyra për shtyp e Ambasadës amerikane bëri me dije se: “Ambasadorja Kim u takua me kryeministrin për 2 orë për të diskutuar një gamë të gjerë çështjesh, përfshi pritshmëritë e qarta dhe të mirënjohura të SHBA në lidhje me marrëveshjen e 5 qershorit të Këshillit Politik”. Ambasadorja Kim ka bërë apel që të votohet marrëveshja e 5 qershorit, ashtu siç është dakordësuar.Gjithashtu, edhe presidenti Ilir Meta ka qenë kundër prishjes së marrëveshjes së 5 qershorit, dhe ndryshimeve kushtetuese. Ndërkohë, kryeminstri Edi Rama ftoi Pd dhe Lsi te vijojne ialogun lidhur me ndryshimet kushtetuese, ku kërkoi mbledhjen e Këshillit Politik sot (22 korrik) në orën 17:00.
Ndryshimet kushtetuese: Një ditë pas takimit me Ramën, Kim 1 orë në zyrën e Metës
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...