Ndryshimet Kushtetuese/ PD braktis mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit, kush është deputetja e opozitës që doli nga rreshti

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka nisur me bojkot mbledhja e parë e Këshillit të Legjislacionit, ku palët po diskutojnë në lidhje me ndryshimet Kushtetuese që kanë të bëjnë me zgjatjen e afateve të Komisioneve të Vetingut. Ishte kreu i grupit parlamentar të PD-së Alfred Rushaj ai që kërkoi që mbledhja të shtyhej, me pretendimin se kjo çështje duhej diskutuar  bashkë me propozimet e tyre për Reformën Zgjedhore, që po ashtu do të kërkojnë ndryshume në Kushtetutë.

Për Rushajn mbledhja duhej të mbahej në datën 3 Nëntor, pasi nuk mund të zgjidhen relatorë dhe ekspertë të ndryshëm, sa kohë që në Kushtetutë duhet të ndërhyhet vetëm njëherë. E vetmja që nuk iku nga salla, ishte deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho, e cila qëndroi së bashku me deputetët e PS-së dhe kryeparlamentaren Lindita Nikolla. Përfaqësuesve të PD-së që u larguan iu bashkua dhe kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu.  “Më datê 15 tetor është depozituar një nismë nga PS për ndryshimin e Kushtetutës. Më datë 20 është depozituar gjithashtu nga ne projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 8417, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, e ndryshuar. Të dyja këto nisma, flasim për shtesa dhe ndryshime në të njëjtin ligj, që është Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Të dyja këto nisma janë lajmëruar njësoj, në të njëjtën seancë, më datë 25.10.2021 nga ju përpara të gjithë deputetëve të Republikës së Shqipërisë. Ne e shohim që keni respektuar afatin minimal që ka vendosur rregullorja e Kuvendit, sapo janë mbushur 2 javë, keni njoftuar mbledhjen e përbashkët të Komisionit të Ligjeve dhe Këshillin e Legjislacionit për të shqyrtuar nismën e deputetëve të shumicës, nëse po ky standard do të respektohet nga ana juaj, pasnesër me datë 3 nentor plotësohet i njëjti afat minimal për shqyrtimin e nismës së paraqitur nga opozita.

Duke qenë se ligji që ndryshohet, është Kushtetuta, do të duhet të caktojmë relatorët dhe ekspertët për të dy nismat, duke qenë se këto nisma mund apo kanë ndërlidhje me njëra-tjetrën, ne sensin që mund të kenë ndikime dispozitat tek njëra-tjetra, dhe duke qenë se në kalendarin tre javor janë parashikuar në një pikë, ajo çfarë ne propozojmë është, të shtyhet kjo mbledhje dhe duke prezumuar i njëjti standard, për njoftimin e nismës në këtë mbledhje të përbashkët, do të ruhet edhe për propozimin e pakicës, pra të opozitës, të bëhet kjo mbledhje e përbashkët më datë 3 nentor, ku të caktohen relatorët e të dyja palëve për të dy nismat dhe kështu të vijojë në mënyrë të harmonizuar shqyrtimi nëpër komisione”, u shpreh Rushaj pak përpara se opozita të linte sallën ku po mbahej mbledhja e Këshillit të Legjislacionit.

Nga ana tjetër Nikolla e hodhi në votim këtë, duke sjellë dhe largimin e deputetëve të opozitës. “Sot jemi mbledhur në respekt të rregullores. Do të ndiqet në respekt të rregullores, procedura dhe për iniciativën tjetër. Mendoj që të hedhim në votë propozimin për të vijuar rendin e ditës”, u shpreh Nikolla. kësaj deputetët e PD lanë sallën, dhe diskutimet vijuan më tej me fjalën e Taulant Ballës.

Zjarr Tv Ad