Ndryshimet në Kodin e Familjes dhe Ligjin për Birësimet/ Pastori Akil Pano reagon pas tërheqjes së projektligjeve nga qeveria

0
89
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pastori Akil Pano ka bërë me dije se qeveria ka tërhequr nga Kuvendi dy projektligjet që kishte propozuar më parë për ndryshimet në Kodin e Familjes dhe Ligjin për Birësimet.

Përmes një postimi në rrjetet sociale , Pano nënvizon që është vendosur një gur i rëndësishëm në historinë kombëtare në mbrojtje të familjes dhe vlerave.

“Një lajm i mirë për familjen Shqiptare. Qeveria e Shqipërisë ka tërhequr nga Kuvendi dy projektligjet që kishte propozuar më parë për ndryshimet në Kodin e familjes dhe Ligjin për Birësimet. Falenderoj Zotin që ka dëgjuar lutjet e Shqiptarëve në mbrojtje të familjes dhe vlerave. I jam mirënjohës të gjithë anëtarëve dhe kontributorëve në  Koalicionin Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës  për punën e palodhur dhe mbështetjen e pakursyer.

Mirënjohje Presidentit të Republikës Z. Ilir Meta për mbështetjen; Forumit Musliman të Shqipërisë Z. Fisnik Kruja dhe Z.Roald Hysa. Erion Kristo, Z. Ilir Çumani, Znj. Silvi Mihali nga shoqëria civile.

Falenderoj nga zemra Imam Ahmed Kalaja për mbështetjen në këtë kauzë që në fillimet e saj. Mirënjohje; Forumit Ungjillor të Familjes, Imamëve, Pastorëve, të gjithë klerikëve, përfaqësuesve të botës akademike, shoqërisë civile, institucioneve mediatike që kanë mbështetur kauzën e familjes, qytetarëve, anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë të cilët pavarësisht përkatësisë politike kanë qenë në mbrojtje të familjes dhe në fund Këshillit të Ministrave që kanë tërhequr mbrapsht këto projektligje.

Mirënjohës për ju miq, qe pa u kursyer keni bërë publike mbështetjen tuaj për Koalicionin Pro Familjes dhe Jetës në mbrojtje të familjes dhe vlerave të shoqërisë tonë. Besoj që tanimë mund të themi se sëbashku kemi vendosur një gur të rëndësishëm kilometrik ne historinë tonë kombëtare në mbrojtje të familjes dhe vlerave. Zoti ju bekoftë pafund ju, familjen dhe kombin Shqiptar. Akil Pano”, shkruan Pastori Akil Pano.

Zjarr Tv Ad