Ndryshimet në Kodin Penal, Rama: Jemi harmonizuar me Presidentin dhe grupet parlamentare

0
248
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama thotë se për ndryshimet në Kodin Penal, që u miratuan sot në Kuvend janë harmonizuar me ekspertë të Parlamentit, Presidentit dhe grupet parlamentare.

Nga jashtë Parlamentit, kreu i qeverisë tha se janë adresuar edhe shqetësimet legjitime të shprehura nga faktorë të tjerë.

Edi RamaNë këtë aspekt mendoj se është bërë gjëja e duhur. Kemi patur një takim të gjatë por të dobishëm të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Pikërisht për të adresuar këtë nevojë në kohë, për të mos pasur pengesa apo zgjatje procedurale kemi diskutuar edhe me presidentin. Jemi harmonizuar përmes ekspertëve të parlamentit dhe të zyrës juridike të presidentit dhe me grupet e tjera parlamentare dhe është arritur një përfundim që adreson edhe shqetësimet legjitime të shprehura nga faktorë të tjerë, por edhe nevojën legjitime të këtij momenti.

Pyetje: Po me zotin Basha, çfarë kërkoi kryeopozitari dhe ato ketë një bashkim forcash, se është raportuar se ka patur edhe debat?

Edi Rama:  Po mos kishte debate, pse u bë mbledhja. Nuk u mblodhën për të parë në sy dhe për të buzëqeshur pa folur me njëri-tjetrin. U mblodhën për të diskutuar, debatuar dhe shkëmbyer opinione që nuk janë natyrshëm të njëjta në aspekte të ndryshme. Por në tërësi nuk është e rëndësishme sa shumë biem dakord, por debati dhe mënyra sesi edhe kur biem dakord shkëmbejmë me njëri-tjetrin bën diferencën. Prandaj u8në mendoj që nëse toni dhe shkëmbimi i mendimeve të kundërta dhe pozicioni i kundër i natyrshëm do të ishte edhe në jetën publik njësoj si në dy mbledhjet e fundit të Këshillit të Sigurisë, politika do ishte shumë më e besueshme për njerëzit.

Rama: Do hapim gradualisht aktivitetet ekonomike

Rama tha se vendi ka hyrë në fazën e hapjes graduale të aktiviteteve ekonomike.

Edi Rama: Sot është bërë një punë e mirë në funksion të situatës përtej të gjitha fjalëve kritikave,m akuzave. Ne sot kemi mbushur një boshllëk të kodit penal që rezultonte i vetmi kod penal në Evropë pa asgjë të shkruar për një situatë epidemie dhe për më tepër në këtë fazë, ku ne po përgatitemi që të hyjmë në procesin e në hapje graduale të aktivitetet ekonomik dhe të normalizimit sa është e mundur të jetës ishte e pamundure të konceptohej që paralelisht të ishin këto masa që të garantojnë hapjen. Një shqetësim i ardhur nga drejtuesit e policisë dhe drejtuesit e bashkive është një lloj relaksimi dhe lëshimi që nuk mund të kthehet në fenomen se është i rrezikshëm. 

Kemi rezultate të mira në frontin e luftës sa i takon shëndetësisë. Në tërësi kjo situatë lexohet gabimisht nga një pjesë e njerëzve që thonë se iku kjo, nuk kujtohet më. Për këtë na duhet që të garantojmë hapjen. Të mbrojmë njerëzit dhe të lehtësojmë një proces që ka ndikuar në mënyrë të konsiderueshme të ekonomisë familjare dhe ekonominë kombëtare. 

Zjarr Tv Ad