Ndryshimet në Policinë e Shtetit/ Gledis Nano firmos largimet e para, drejtorë, shefa komisariatesh dhe sektorësh të rendit e sigurisë

0
157
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka firmosur urdhrin e parë për ndryshimet në organizatën të cilën ai e drejton. Shkresa me largimet dhe lëvizjet e para, është firmosur pasditen e së premtes.

Megjithatë, deri tani nuk ka njoftim zyrtar siç ka ndodhur muaj më parë për rrokadën me drejtuesit në qarqe. Këto largime që priteshin nga publiku, janë firmosur dje nga kryepolici Gledis Nano dhe sipas asaj që ka mësuar newsbomb.al, të hënën do të bëhen publike.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, dy ditë më parë tha se Nano kishte marrë në dorë analizën e “100 ditëshit”, i cili si afat final ka ditën e sotme dhe kishte nisur analizën me drejtuesit e qarqeve.

Mirëpo, nga shkresa që ai ka firmosur dje dhe pritet ta bëjë publike të hënën, lëvizjet në radhët e Policisë nuk prekin vetëm drejtuesit e qarqeve, por edhe shefa komisariatesh e shefa sektorësh të rendit dhe sigurisë publike.

Mbetet të shihet nëse drejtori i ri do të promovojë emra të rinj në Polici, apo do të jetë vetëm një rrokadë, siç ka ndodhur rëndom më parë.

Zjarr Tv Ad