“Ndryshimet në qeveri, dëshmi e dështimit”/ Fitim Zekthi: Rama i frikësohet kërcënimeve nga …

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndryshimet në qeverinë Rama dhe zhvillimi i Asamblesë Kombëtare të PS, u diskutuan këtë të hënë në emisionin “Open” në News24.

Gjatë bisedës në studio, analisti Fitim Zekthi, u shpreh se mbledhja e Asamblesë dëshmoi se kryeministri Rama i frikësohet kërcënimeve të SPAK dhe se po përpiqet të gjejë mënyra për të shmangur kërcënimet.

Pjesë nga biseda:

Fitim Zekthi: Mendoj se është dëshmi e kërcënimit të plotë nga SPAK dhe po përpiqet të gjejë mënyra se si ta shmangë këtë kërcënim. Pra është dëshmi e dështimit të plotë, qeverisjen në 2013 e ka nisur me njerëz që kishin peshë të madhe, dhe kohë pas kohe e ka mbushur me njerëz me shumë pak peshë politike. Askush nuk është teknokrat. Përgjegjësia politike e atyre që ndërtojnë qeverinë bëhet shumë më e vogël dhe dëshmon që janë njerëz të bindur dhe pa kurajë. Teknokrati duhet të jetë ekspert i dalluar në fushën e tij, por edhe të ketë kurajë për të thënë të vërtetën.

Robert Rakipllari: Edhe ata që ishin nuk kishin fuqi të thonin ‘jo’. Thjesht këto emra publikut do t’i shiten si emra të rinj.

Endri Shabani: Këta nuk kanë një ide të vete politike. Tani kemi edhe rastin e ministrit të Brendshëm që e marrin vesh nga lajmet. Problemi është monopolizimi i pushtetit.

Zjarr Tv Ad