Ish-ministrja e bujqësisë, Milva Ekonomi, në përfundim të detyrës së saj, i ka “dorëzuar” vendin ministres së re, Frida Krifcës.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka falenderuar të gjithë bashkëpunëtorët e saj, si dhe e ka uruar ministren e re për detyrën, teksa thotë se sektori i bujqësisë do të mbetet prioritet në programin e qeverisë edhe në vitet në vazhdim.
“Në përfundim të detyrës si Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, përfitoj nga rasti të falenderoj të gjithë punonjësit dhe bashkëpunëtorët e këtij institucioni për angazhimin maksimal përgjatë këtyre muajve. Me urimin për suksese të mëtejshme Fridës dhe ekipit të saj në çuarjen përpara të reformave, sektori i bujqësisë do të mbetet prioritet në programin e qeverisë edhe në vitet në vazhdim”, shkruan Ekonomi.
Kujtojmë se kryeministri Rama vendosi që Ekonomi të drejtojë Ministrinë për Standardet e Shërbimeve, e krijuar këtë vit.