Ndryshimet në qeveri/ Reagon Presidenca: Dorëheqjen duhet ta japë Edi Rama…

0
779
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas ndryshimeve në qeveri, ka ardhur edhe reagimi i Presidencës. Dorëheqjen nga posti i Ministrit të Europës dhe Punëve të Jashtme, duhet ta japë Edi Rama dhe jo Gent Cakaj, i cili ka qenë thjesht ushtrues i detyrës.

Kujtojmë që; Gent Cakaj, asnjëherë nuk ka qenë i dekretuar, nga ana e Presidentit Meta, në postin e Ministrit të Jashtëm, ku këtë detyrë deri tani ligjërisht e mbante vetë Kryeministri Edi Rama. Për të emëruar Olta Xhaçkën tashmë në këtë pozicion, vetë Edi Rama, duhet të bëjë me dije dorëheqjen e tij.

Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar se kishte pranuar dorëheqjen e Gent Cakajt, nga posti i Ministrit në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, duke e zëvendësuar atë me Olta Xhaçkën. Në vendin e kësaj të fundit, në Ministrinë e Mbrojtjes, do të emërohet Niko Peleshi, për të cilin ky post, është një rikthim në qeveri pas disa vitesh.

Mbetet për t’u pare, nëse Presidenti Ilir Meta, do t’i dekretojë shpejt këto ndryshime në qeveri, siç bëri në rastin e emërimit të Bledi Çuçit, në postin e Ministrisë së Brendshme, dhe të Milva Ikonomit, të Ministrisë së Bujqësisë.

Zjarr Tv Ad