Ndryshimet në Statutin e PD/ Caktohet data për shqyrtimin e kërkesës së Bashës, asnjë datë për kërkesën e Komisionit të Rithemelimit

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Tiranës ka caktuar datën për shqyrtimie e kërkesës së Partisë Demokratike për ndryshimin e Statusit të partisë në Kuvendin e PD të 17 korrikut 2021. Mësohet se seanca e parë do të shqyrtohet më 15 Shkurt 2022.

Ndërkohë gjykata nuk ka caktuar ende një datë për kërkesën e Komisionit të  Rithemelimit të Partisë Demokratike, e cila dorëzoi në Dhjetor 2021 një kërkesë  pranë gjykatës së Tiranës për  ndryshimet statutore të bëra në Kuvendin e datës 11 Dhjetor. Në ditët në vazhdim pritet që gjykata të caktojë një datë për ndryshimet statusore të komisionit të Rithemelimit.

Kujtojmë se në Kuvendin e 11 Dhjetorit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha u miratuan ndryshimet statutore të PD. Kjo kërkesë u regjistrua për shqyrtim në Gjykatën e Tiranës. Ndryshimet në statut përfshijnë pothuajse një parti të re, duke zhbërë strukturat drejtuese të mëparshme, më shkarkim të nënkryetarëve, me logo dhe vulë të re të partisë.

Zjarr Tv Ad