Ndryshimet në statutin e PD/ Spahia: Janë pika që do të sjellin bashkim të demokratëve (Mesazhi për deputetët që munguan në Kuvend)

0
166
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia ka dhënë një intervistë për Fax News ku ka folur pasndryshimeve të ndërmarra në statutin e PD në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Spahia deklaoi se ndryshimet e votuara ditën e sotme do të përmirësonin efikasitetin e strukturtave të PD-së si dhe do të sillnin bashkim të demokratëve. Ndërsa sa i përket deputetëve të cilët nuk morën pjesë në Kuvend, Spahiadeklaroi se dera do të ishte gjithmonë e hapur për ta.

Ndryshimet në statut

Spahia: Ishin të gjitha pikatë cilat jo vetëm synonin përmirësimin e efikasitetit të strukturave të PD por edhe pika në funksion të hapjes së partisë në mënyrë që të sjellë një bashkim të demokratëve.

Pyetje; Pati edhe deputetë të PD të cilët nuk i’u bashkuan këtij Kuvendi, keni një mesazh për ta?

Spahia: Dera e partisë Demokratike do të jetë gjithmonë e hapur për çdo demokrat dhe për këdo që dëshiron të kontribuojë. Mesazhi im është thirrja për ta që t’i bashkohen vullnetit të demokratëve. Kjo është kryefjala dhe nuk besoj se ka qytetarë apo politikanë që refuzojnë këtë proces ku në krye është vota e lirë.

Pyetje: Rikthimet në PD, a do sjellin një bashkim në bazë, duke patur parasysh edhe pretendimet në zgjedhjet për kryetarë dege?

Spahia: Synimi është hapja e PD jo vetëm ndaj figurave historike, po të kujdo që dëshiron të kontribuojë. Proceset kanë qenë mjaft transparente dhe të dukshme para raportimeve të gazetarëve. Është e kuptueshme që të kemi edhe pakënaqësi të vogla por procesi në thelb kaqenë i pranuar.

Pyetje: I vetmi që vini me fitore nga 6 bashkitë ku u zhvuilluan zgjedhjet e 6 marsit, si ndiheni?

Spahia: Ndihem jashtëzakonisht i vlerësuar, por merita u shkon qytetarëve shkodranë dhe demokratëve që zgjodhën ofertën e Shtëpisë së Lirisë.

Zjarr Tv Ad